Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur vendimin e Kuvendit maqedonas për të miratuar propozimin francez, vendim ky që hap rrugën drejtë çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke qenë se dy vendet tona janë së bashku në këtë proces.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Scholz u shpreh se e mirëpret vendimin e Parlamentit maqedonas dhe se kjo hap rrugën për konferencën e parë me BE-në.
“E përshëndes votën e parlamentit maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!”, ka shkruar Kancelari.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb