Sipas Rodrigo Bentancurit, Juventusit nuk i nevojitet Cristiano Ronaldo. Sipas tij Juve është  lideri i Serie A dhe mund ta fitojë kampionatin edhe pa portugezin .
Ronaldo luajti një rol të rëndësishëm në fitoren 3-1 kundër Napolit, të shtunën, duke ndihmuar skuadrën e tij në shënimin e tre golave.

“Ne dëshirojmë të fitojmë kundër Young Boys, në mënyrë që t’i afrohem kualifikimit për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve”, ka thënë mesfushori argjentinas i Juventusit.

“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë për shkak të pezullimit  dhe ne e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ne, por kjo është një skuadër , jemi 11 lojtarë, kushdo që është në fushë do të jap maksimumin”.

Bentancuri ka bërë pesë paraqitje në këtë sezon në Serie A pas paraqitjeve të mira me Uruguain në Kupën e Botës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb