Shqipëria do të përballet me San Marinon të martën, në kuadër të Nations League. Në konferencë për shtyp, kapiteni Berat Gjimshiti u shpreh se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari, pavarësisht nivelit.

“Përqendrimi duhet të jetë në çdo ndeshje 100 përqind. Nuk duhet të konsiderojmë asnjë kundërshtar të lehtë, por duhet të japim maksimumin. Kishim një periudhë jo të mirë, por se besoj se kthesa për ne ishte që me sfidën ndaj Bjellorusisë, ku arritëm të fitojmë 2:0. Ne duam vendin e parë në grup dhe për këtë synim luftojmë.

Duhet të hyjmë në fushën e blertë me mentalitetin e duhur, besoj se do ia dalim të gjithë bashkë. Edhe ata që vijnë nga pankina janë shumë të rëndësishëm nesër”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb