Në këtë rikthim të vonë në krye të Laçit, Shpëtim Duros nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të urojë Tiranën për titullin kampion, ky është një fakt të cilin trajneri e pranon dhe pse shprehet i bindur se historia mund të ishte ndryshe nëse do të ishte në krye të bardhezinjve që në fillim të këtij sezoni.

Kalendari i rezervon Duros dhe Laçit në këtë javë të 31-të pikërisht kryesuesit, Tiranën, një ndeshje ku bardheblutë e Shehit mund të mbyllin përfundimisht llogaritë me titullin kampion.

Shpëtim Duro, i kontaktuar nga BalkanWeb theksoi se grupi është i motivuar për këtë përballje dhe të fokusuar totalisht te objektivat e tyre në këtë fund sezoni, të blindojë vendin e dytë: “Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme sepse vjen fundi i kampionatit. Kemi një ndeshje me Tiranën, ne luftojnë për objektivat tona, ndërsa Tirana është pak më e qetë pasi ka arritur pothuajse ta fitojë titullin kampion. Skuadra jonë është e motivuar për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje por dhe të gjithë ndeshjet që kemi në vazhdim”, u shpreh ndër të tjera Shpëtim Duro i cili theksoi se grupi është i plotë, mungon vetëm Ujka për shkak kartonësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb