Milan ngec atëherë kur më pak pritej, shpërdoron një shans të artë për të kapur vendin e dytë në Serie A teksa përballë Salernitana-s nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Nuk kishte asnjë efekt as ‘San Siro’ full, as hedhja në fushë e Zlatan Ibrahimovic, sërish përcaktues në këtë ekip janë Giroud dhe Maignan.

Girud
Girud

Portieri francez bëri mrekullinë në pjesën e parë, ndërsa në shtesë, ishte Giroud që me kokë kaloi kuqezinjtë në avantazh. Goli nuk i dha ekipit të Piolit qetësinë për të administruar ndeshjen si duhet, e as ta mbyllnin sfidën, teksa në minutën e 61-të Dia barazoi shifrat në 1-1.

Në pjesën e mbetur të sfidës ishte Ochoa ai që ndali Ibrën me shokë duke bërë që rezultati të mos ndryshojë. Pas javës së 26-të, Milan e sheh veten në vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak se Interi i vendit të dytë:

“Ishte një mundësi e shpërdoruar. Duhet të kishim bërë më mirë dhe jemi të zhgënjyer për këtë. Duhet të rritemi nëse dëshirojmë të jemi një skuadër në nivel të lartë. Ekipet e mëdha luajnë çdo ndeshje sikur të ishte decizive”, u shpreh Stefano Pioli pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb