Milani vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri të ri dhe emri i Julen Lopeteguit mbetet në listë. Sipas  Gazzetta dello Sport, trajneri bask është në pritje të ndonjë propozimi konkret nga klubi milanez, duke qenë se prioriteti i tij për momentin është të bëhet pasuesi i Stefano Piolit, i cili në fund të sezonit me gjasë do shpallë “divorcin”.

Emri i  Lopeteguit nuk  ngroh tifozët e Milanit, të cilët do të preferonin një tjetër profil për pankinën e vitit të ardhshëm. Për lojtarin e 12-të, tekniku spanjoll nuk është njeriu i duhur për të rindezur entuziazmin që është zbehur ndjeshëm  këtë sezon. Lopetegui ka drejtuar ekipe si Porto, Sevilla dhe Wolves.

 

Kkkk

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: