Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se pavarësisht gjithçka, projekti për investimin në Zvërnec do të vijojë, ndërsa 4 projektligjet e dorëzuara nga opozita do të rrëzohen.

Kjo deklaratë është pritur me ovacione dhe duartrokitje nga deputetët socialistë, ndërkohë që qytetarët prej 11 ditësh mbushin bulevardin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Ky ishte fiks një fjalim i një flamingo nga Temu, më pëlqeu shumë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo edhe pse me respektin më të madh kush ju ka komanduar ju? Bëni zhurmë sa të doni, shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe atë, por ne jemi kundër 4 pr ligjeve që keni sjellë. Do t’i rrëzojmë sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj bufin e madhe dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit. Ne jemi pro dhe investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 mld. Pse bëheni qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi edhe tekstin e zëdhënësit e Ministrisë së Jashtme të Iranit, që tha Rama ik! Po ju ç’kërkoni në protestë? Pashë edhe një deputete të PD që ishte në protestë e tha jemi këtu kundër sistemit. Kundër kujt sistemi. Në një protestë ku thirret Berisha në burg… Ne nuk kompleksohemi sepse e dimë fare mirë që kemi një kontratatë me qytetarët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb