Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez dhe lojtari i bejsbollit, Alex Rodriguez, e prishën fejesën në prill të këtij viti, pas raportimeve për lidhjen e tij të aluduar.

Ajo e gjeti lumturinë e saj në përqafimin e dashurisë së dikurshme, aktorit Ben Affleck, ndërsa Alex e shijon jetën e tij të djalërisë dhe lundron në Evropë në shoqërinë e vajzave të pashme.

Pasi vendosi t’i japë një shans dashurisë së saj të madhe që nga rinia dhe të ndahet me Rodriguez, 52-vjeçarja vendosi të heqë të gjitha gjurmët e tij nga jeta e saj dhe të fshijë fotografitë e publikuara në Instagram.

Edhe pse shumë fotografi me Jennifer ende mund të shihen në profilin e Alex, ajo nuk ka më asnjë fotografi që do t’i kujtonte dashurinë e saj të mëparshme.

Në ndërkohë, faqet rozë janë pushtuar me imazhe të J.Lo në shoqërinë e Affleck.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb