Balkan Web ka siguruar fotot e automjetit tip Porsche të sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj.
Shakaj disa javë më parë dyshohet se vrau Eglant Koçin, i zhdukur që prej datës 4 qershor.

Makina E Shakajt
Makina E Shakajt

Në automjetin tip Porsche e sekuestruar të autorit të dyshuar dhe të shpallur në kërkim, Armand Shakaj, hetuesit kanë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte. Ky detaj, sqarojnë burime të sigurta pranë hetuesve, ka forcuar dyshimet se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh.
Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale. Një tjetër pistë që është duke u hetuar edhe mosshlyerja e një shume të konsiderueshme parash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb