Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka dhënë dorëheqje nga detyra. Teksa njoftoi këtë vendim, zyrtari pohoi se po dorëhiqej për disa arsye, mes tyre dhe për situatën me migrantët.

“Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e migrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me migrantët pakistanezë”, tha ai.

Kujtojmë se më herët, Radonçicc kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë planin për dëbimin e migrantëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb