Nën masa të larta sigurie kanë mbërritur në gjykatën e Durrësit të arrestuarit e operacionit policor “Tempullit 2”.

Gjykata pritet të shqyrtojë masat e sigurisë për 43 persona të arrestuar nga policia, në kuadër të operacionit për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në zona dhe ambiente të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Një ditë më parë, në gjykatën e Durrësit është caktuar masa e sigurisë për 6 të arrestuar të tjerë. Tre prej të cilëve u lanë në arrest me burg, ndërsa tre të tjerë arrest shtëpie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: