Dashuria ta relakson dhe ta shton jetën, por edhe të godet keq. Poetja e mirënjohur Rita Petro, për të realizuar një poemë dinjitoze, ka pikasur një gjetje të veçantë, që i jep asaj hapësirë ideo-artistike për të paraqitur në mënyrë filozofike horizontalisht për brezin e vet dhe vetikalisht në kronologjinë kohore. Në kolonën vertikale, në qendër, është vetë poetja dhe e djeshmja me të nesërmen plotësojnë idenë: të kundërtat me dashurinë kanë qenë në të kaluarën, janë edhe tani dhe do të jenë edhe në të ardhmen.

Prologu për dashurinë fillon me metaforë filozofike dhe, duke e lexuar me vemendje, përcjell artistikisht dashurinë dhe kundërshtitë e saj në parakohë me jetën e autores dhe në paskohë, që do të thotë se ka vlera edhe për të ardhmen.

Në veprat letrare pasqyrohet realiteti i kohës, vendi i zhvillimit të ngjarjeve, rrethanat etj. dhe përcillen mesazhet, që plotësojnë subjektin. Poema:”Poema e mungesës” duhet thënë se është më komplekëse: metaforat filozofike kanë një shtrirje gjithëkohore. Dashuria e ripërtërin, por edhe mund t’i godasë partënerët, të cilët mbeten të shokuar dhe të vuajnë gjithë jetën. Historia e njerëzimit do të kishte heshtur pa dashurinë riprodhuese. Pikërisht kësaj dashurie i këndon edhe i vajton poetja Rita Petro. Poetja vuan shumë shpirtërisht, por edhe lexuesi, e përjeton, lëngon pas saj.

Në Myzeqe bashkëshortja vajton me numra, por tregohet e kujdesshme, që mos të shfaq ndjenjat intime, se mendësia e kohës nuk e lejon, ndryshe ajo përgojohet, duke e cilësuar, si: ”E djegura për burrë!”, (e djegura për seks).

Kjo mendësi shpërfillet. Në poemë shpërthejnë portat e ngujimit dhe të ndrydhjeve të ndjenjave intime dhe shfaqet e vërteta me lakuriqësinë e vet.

Ato shpërthejnë lirshëm në hapësirën familjare, shoqërore dhe më gjërë. Përshkrimi me ndjenja të forta dhimbsurie shpreh një të vërtetë të madhe të ndjenjave dashurore, që kanë shtrirje gjithëkohore. Pra poetja ligjëron me zemër të dhembshuruar dhe me gjykim të drejtë për të kaluatën bashkëshortore, që ka njëherazi edhe karakter përgjithësues.

Rreth viteve 1950, kur shkonim nga fusha ne fëmijët për të luajtur, kam dëgjuar këngë erotike nga disa të moshuar. Ata na largonin ne të vegjëlit dhe këndonin:

Bilbil jam e bilbil qofsha,
Më shkau dora nga kofsha,
Dora nga kofsha më shkau,
Ç’pat lanetja që më shau! Pop.

Dialogu i vajzës së martua me nënën:
-Gjithë natën e natës nënë,
Llamba më rri dezur.
-Ç’më thua, moj bijë e nëës,
Se vet i kam hequr!

-Çarçafin që shtrova mbrëmë,
Tek këmbët e kam gjetur.
-Ç’më thua, moj bijë e nënës,
Se vetë i kam hequr.

Këto këngë këndoheshin jashtë mjediseve familjare dhe festave miqësore, Shërbenin si këngë argëtimi, shlodhjeje, kur shkonin burrat për gjah, për dru apo në zbore. Vërehet një ndryshim midis seksit femër dhe mashkull. Burrave u lejohej në rastet që përmendëm më lart. Poetja sikur i ka dëgjuar dhe vazhdon ta thotë hapur edhe në mjediset familjare dhe shoqërore.

Poema është një akt rebelimi artistik dhe shoqëror.

Poetja Rita Petro do të na thotë me plotë gojë:”Atë e doja dhe dashurinë e shprehja me zë të plotë, të lartë dhe me krenari, por pas humbjes së të dashurit të zemrës, bashkëshortit të jetës, më duket sikur zëri venitet, meket, zë që nuk më shkon për shtat, prandaj unë do flas ashiqare, hapur, se ashtu ndjehem më e ngushëlluar”. Dhe e vërteta është si drita e diellit, prandaj vepra shkëlqen në altarin e letërsisë përfaqësuese shqiptare.

Poema e shtratit gjysmëbosh.

Dashuria dhe vdekja
Shpirti qetësohet kur çdo gjë e thua me zemër, siç i ke përjetuar apo e përjeton.

Me titullin e kësaj pjese”Poema e shtratit gjysmëbosh”, poetja Rita Petro nëpërmjet metaforës domethënëse: ti je “YLLI”, shpreh një vlerësim të lartë për bashkëshortin dhe i jep atij atributet e një të dashuri ideal, që jo vetëm i ndriçon jetën, por ndriçon mjedisin e errësuar.

– Shpresa vdes e fundit,-thotë populli, prandaj ajo është në pritje” ti nuk më the lamtumirë!”(Fq 13) Por poetja e kupton se pritja është e gjatë, është e pafundme. Me pyetjet retorike, të cilat janë të njëpasnjëshme mban lartë emocionet e veta, në të njëjtën kohë, edhe të lexuesit. Papritur përgjigje pyetjet vazhdojnë për të mësuar një përfytyrim, që ia ndien shpirti: malli i madh i afron imazhe të bukura, imazhe të paharruara.

“Edhe ty,
I njëjti mall të solli? (fq. 12)

Mungesa fizike dhe shpirtërore e të dashurit shkaktojnë tek poetja ndjesi të fuqishme emocionale.

Në këtë ndjenjë të fort dashurie merr pjesë edhe natyra. Tronditet shpirti i poetes për gjëmën e madhe që i ka ndodhur, tronditet edhe natyra përreth”ngrinë”. Personifikim i bukur që akullon shpirtin e zjarrtë të autores.

Jeta është e mbushur me plot dhimbje, por gëzimi i jetës është mbizotrues. Ky mesazh përshkon filozofinë e jetës, se “nuk të bënë dashuria të fluturosh, por krahët e tu”.R.Petro(Fq,17)

Muzikaliteti i vargjeve në dialogje bëhet më i prekshëm, më i kapshëm, më tërheqës nga pyetjet retorike, të cilat janë të ndërtuara me pjesëza e fjalë njërrokshe ku përdor bashkëtingëllore të zëshme dhe të tingullta, si:nj,j,m,ll këto bashkëtingëllore të tingullta të bashkuar me zanoret i,u,a,o.(i njëjti mall të solli?) fq.12.

Këto lloj ndërtimesh rrisin bukurinë e të shprehurit, duket sikur fjala lodron në gojën e lexuesit dhe të folsit. Për analogji shqiptoni fjalën italiane “SORELA”.

Fjala merr peshë emocionale nga goja që del. Fjala mund të dërrmojë shpirtërisht e emocionalisht, por mund të bëjë të fluturosh nga kënaqësia që përcjell.

I dashuri im,

I bukuri im,

Që më shkoje aq shumë në krah!(fq. 20)

Bashkimi i ndjenjave të dashurisë me pasojat që shkakton vdekja krijojnë ndjesi tragjike dhe universale. Dashuria nuk mbaron me vdekjen, por ajo gjallon me: kujtime nga e kaluara, me mungesën dhe dhimbjet. Vdekja ndërpret një kontakt fizik, por asnjëherë marrëdhënie.

Dhe unë do të shtoja me të njëjtin ritëm dhe emocion: “Më godite brinjë më brinjë!

Këto thirrje me zë të lart, me ndjenja të sinqerta kumbojnë në gjithë qenien e poetes. Ato janë një shpërthim i fuqishëm i ndjenjave, që duken sikur ngujohen në zemrën e bashkëshortes, prandaj ajo, kur i shqipton fuqishëm, i duket sikur lehtësohet sadopak. Ditët e gëzuara i japin forcë e bëjnë një burrëneshë të aftë për t’u përballur me fatkeqësitë e jetës.

Shtrati gjysmëbosh është përshkruar me dhimbje të madhe. Poetja Rita Petro dashuron me zemër edhe me gojë. Prandaj dashuria e saj për “Yllin” e jetës bashkëshortore, që ia ka lënë shtatin gjysmëbosh e torturon, ia bren shpirtin fuqishëm që, për asnjë çast, nuk i largohet nga mendja.

Fjala merr peshë emocionale nga goja që del. Fjala mund të dërrmojë shpirtërisht, mund të shkaktojë plagë të pashërueshme, por, kur ajo del nga goja e një poeteje të fuqishme në konceptimin e jetës, mund të bëjë të fluturosh nga kënaqësia që përcjell. Është fjalori i zgjedhur, shumëkuptimshi i fjalëve, është ngarkesa figurative e shumë fjalëve, është ligjërimi i rrjedhshëm, është zemra e shpirti që flasin ashtu si e ndjejnë, prandaj, mund të them se është vepër tepër e arrirë në ndërtim, që e bën poemën të shkëlqej midis veprave të shquara të letërsisë sonë.

Intermexo. Poema e popullit të vogël.
Ndalesë e qëllimshme artistike.
Kur lexon”Poema e popullit të vogël” rrëmbimthi të bënë të mendosh se autorja i shmanget linjës së subjektit dhe shumëkush mund ta quaj të panevojshme, por unë mendoj se intermenxoja është e qëllimshme. Nëpërmjet intermexos poetja kërkon një pushim, sikur e sheh të domosdoshme të restaurohet, të marrë energji për të vazhduar zhvillimin e subjektit të veprës. është populli i vogël, por me dhimbje të mëdha. Pikërisht kjo dhimbje e popullit mplekset me dhjimbjen shpirtërore vetjake të poetes. Poetja nuk harron të shkruaj për ndjenjat e vuajtjes shpirtërore që i shkakton vetmia.

“Vetminë e kemi të shkruar në ballë,
Të shmangur nga politika e botës,
Të shmangur nga politikanët tanë”.(104)
Shkaktarët e kësaj të keqeje të madhe janë koristët, që koriten gjithmonë.
Janë ata që ende nuk e kuptojnë se janë bërë mburojë e shkatërruesve, vjedhësve, vrasësve dhe sunduesve.
Dhe vazhdon më poshtë: “Ah, ne koristët jemi klritikuar gjithnjë”. (114)
Duhet thënë se tek intermexoja shfaqen ide universitale, që janë të gjendura në botën e madhe dhe në vendin tonë të vogël.
Këto ide e lartojnë poezinë, se shprehen me tonacione të forta, të rrjedhshme, me fjalë të përzgjedhura me semantikën e vërtetë.

Shlodhje dhe mbarsje
Me shikimin e parë duket sikur poetja Rita Petro shkëputet nga përshkrimi i gëzimeve dhe dhimbjeve, që i ngre në artë. Por nuk ndodh kështu. Maratona e zhvillimit të poemës është në një rrugë të gjatë, prandaj poetes i duhet një shlodhje për të rimarrë energji krijuese dhe ligjëruese.

Populli thotë: “U mbars mali, polli një mi”. Por gjatë shlodhjes dhe rimarrjes së energjive, një poete e thjeshtë, intelektuale e zakonshme u mbarës me energji krijuese, dhuroi një vepër të madhe.

Nuk ngjanë me atë thënie popullore. Ajo thënie është për ata që nuk munden të bëjnë diçka të mire, aq më tepër të jetë me vlera të mëdha shoqërore, siç është “Poema e mungesës”

Në intermexo ajo mbledh forca për të kaluar përpara në plotësimin e temës me emocione të forta që shkakëtohen nga paskthimi në kohë. Shtrati gjysmëbosh është i plot. Atë e “plotësojnë” kujtimet e së kaluarës. Nga shlodhja dhe mbarsja e kujtesës pjellja e tyre bëhet më e shëndetshme.

Natyra ka krijuar çdo gjë që t’i shërbejnë njeriut, por, poetja thekson se në këto kohëra virane,..” kanë dalë ca mes nesh,

Të vetëquajtur
zotërues të ajrit, të tokës, të detit.( Fq.107)
Tek vargjet e mëposhtme poetja përqëndohet tek vendlindja, Shqipëria. Edhe në Shqipëri si në gjithë botën ka zaptues të ashtuqujtur pronarë zaptues.
Një e vërtetë shumë e madhe është:
Nga dukja
jemi një popull i ngërdheshur,
nuk kuptohemi mirë
Nga bota
nëse qeshim
apo qajmë.(Fq.114)
Fatkeqësi gjinetike për ata që japin mesazhe negative, pikërisht këtë anë negative shkatërruese godet poetja Rita Petro, duke folur hapur artistikalisht.
Poetja vren me keqardhje se ana kuptimore fillestare e fjalës “politikë”ka shkarë keq, është vidhisur, prandaj “lulëzojnë” monstrat e kohës.

POEMA E VETMISË
Vetmia është vrastare e madhe në jetën e krevatit gjysmëbosh, por kujtimet i japin jetë për të plotësuar edhe detyrat e bashkëshortit.

Gjatë dua të jetoj,
Burr-o për vajzën tonë,
Pranë saj të qëndroj,
Që… s’ke baba, të mos i thonë!

Nënë e baba do bëhem,
Jetën t’ia lumturoj,
Pranë saj do gjendem,
E sukseshme të udhëtojë.
Bashkëshortja
Rita Petro

Humbjet e mëdha shkaktojnë dhimbje të mëdha, kurse dhimbjet e mëdha, tek krijuesit e talentuar, krijojnë vepra të mrekullueshme. Pikërisht këto, që sapo përmenda më herët, krijojnë vepra me vlera të mëdha.

Për ta komentuar sa më lart po kujtojmë disa vargje nga poezia e Andon Zako Çajupit: “VAJE”
… Në Ç’kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S’të vjen keq për mua? S’të vjen mallë për djalë?…

Dhimbje e madhe me burim nga gjysmështrati bosh, prandaj edhe poezia është titulluar”Vaje”. është një vajtim burrëror, që mbështetet në traditën e vajeve poullore, por ndryshon, se poeti flet me zemër të hapur, duke shpërffillur kornizat e mendësisë së kohës.
Ja pra Çajupi u mbështet në folkun popullor dhe i dhuroi letërsisë shqiptare një vepër me përmasa të mëdha, që ngërthen zemrën dhe shpirtin e poetit, i cili e realizon me vargun popullor dhe me meloldinë vajtimtare.
Po kështu edhe poetja Rita Petro ecën, fantazon, krijon dhe mendon në suazat e folkut.

-Vetminë,-shkruan autorja,- ta duam si një armik/që luftojmë ta bëjmë mik./
Poetja Rita Petro vazhdon t’i japi vlera përgjithësuese vetmisë, e cila nuk është vetëm për veten e njeriut, por edhe e gjithë trupave qiellor.
Unë do të shtoj disa vargje për vetminë, ndoshta shkojnë me idenë e autores:
Vetmia është vrastare,
Vetmia është shkatërrimtare,
Vetmia është gjëmë e madhe,
Vetmia është dhimbje xanxare.
Poetja shkruan:
Vetmia s’është vetënm e tij,
është e njeriut,
është e yjeve që shuhen pa emër
. . .
e gjithësisë që heshtës,(Fq.128)
Jo çdo lexues mund të përjetojë dhimbjen e të goditurve nga koha, përjetimin real me dhimbje tërë jetën e përjetojnë ata që jane goditur rëndë. Një nga ata të shumtët është edhe poetja Rita Petro. Poezia përshkohet nga kënaqësitë e paskthimit dhe nga dhimbja, që ka marrë nga goditja në jashtëkohë për në botën e përtejme.

POEMA E MUNGESËS UNIVERSALE
Shkrim pikantë që vlenë për gjithë njerëzimin, botën dhe gjithësinë.

Tek ky kre zhvillohet një dialog me ndjenja të fuqishe të sinqerta, gjë që kjo gjëmë mund t’u ketë ndodhur edhe të tjerëve, por nuk kanë arritur ta qajnë e vajtojnë me nota të dhimbshme, siç e vajton poetja Rita Petro.
A është boshllëk
mungesa universale
Apo është tepri,
Tepri boshllëku?! (Fq.144)
Edhe poetja sqaron:
…është një prani që nuk zë vend,
…është një zë që nuk dëgjohet më,
…hapësisa që nuk mbetet bosh.
Abstragim i fuqishëm që ngre shumë lart mendësinë e poetes dhe shtrin krahët anë e kënd universit.
Deri në përfundim të këtij kreu dhe gjithë poemës, dashuria për jetën jeton në zemrën e poetes dhe kjo ka një arsye të shëndoshë të manifestohet. Dashuria për jetën mund të shprehet në epitafin e mësipërm, që unë kam shkruar në emër të poetes Rita Petro.(Shih më lartë:”Poema e vetmisë)

Mungesa universale sikur tërhiqet sadopak para detyrës së shenjtë prindërore. Poetja Rita Petro, pas gjëmës së madhe, merr një detyrë shumë të rëndë. Detyrave si nënë i shtohen edhe detyrat e babait të munguar. Pas gjëmës i duhet të përkushtohet më shumë, që vajza mos ta ndiejë shumë mungesën e babait.
Vajza të eci në jetë si gjithë të tjerët, që i kanë të dy prindërit.

Poema në dukje është një monolog i autores me njeriun e saj më të dashur, që mungon, i tretur në amëshim. Por, duke shfletuar faqet e saj, poema, dalëngadalë të krijon përshypjen e një dialogu, sepse zëri i saj, duke depërtuar përmes vargjeve, na shpie në hapësirat e pamata të gjithësisë: prek yjet, hënën, diellin, mbi të gjitha, prek edhe shpirtin e të dashurit, përqafohet e shmallet me të dhe, bashkë me zërin e tij tashmë të rikujtuar, rrëshqet nëpërr ngrehinat qiellore dhe zbret në tokë, rishtaz midis njerëzve dhe ajo, tashmë duke pasur një zë të dyzuar, duket sikur na thotë neve, lexuesve: “Njerëz, bashkë me mua, ju flet dhe zëri i tij” .

POEMA E SHPIRTIT DHE E TRUPIT
Poemë që njëson shpirtin me trupin.

Pothuajse në të gjithë poemën”Poema e mungesës” poetja Rita Petro ka marrë shembullin e të ndjerit dhe e ka njësuar me shpirtin dhe trupin e saj. Busulla orientuese e jetesës, që përplaset me dallgët e vështira, ndriçohet edhe nga shembulli i tij. Përpara çdo veprimi apo përplasjeje me sfidat e jetës, nuk vepron pa u kthyer pas në kohë dhe të marrë me mend, sesi do të vepronte i ndjeri bashkëshort. Kemi gjithmonë një dialog konstruktiv.

Një punonjëse, vajzë e re, e pasionuar pas letërsisënë, Juli Çupa, në Vatrën Adult Day Health Center në Massachusetts, pasi mbaroi së lexuari “Poema e mungesës” tha: “Sot gjeta një bashkëshorte, që e do me të vërtetë bashkëshortin dhe dashurinë e shpreh me fjalë zemre”.

Në poemën”Poema e mungesës” dashuria e madhe, dashuria e zjarrtë për bashkëshortin “YLLIN” e zemrës, siç e quan autorja, i kalon përmasat vetjake, merr karakter përgjithësues. Ka edhe bashkëshorte të tjera që kanë qarë dhe qajnë, por në heshtje jo se nuk i kanë dashur apo nuk i duan, por mendësia e errësirës së kohëve të errata nuk i lejonte të dilnin apo të dalin nga guacka që i ka ndrydhur dhe i ndrydh. Të gjitha rasteve u flet me dhimbje zemra, por goja është memece. Jo se nuk ka vajtojse të mira, por vajtimi me ndjenja intime nuk u lejohet.

Poetja Rita Petro i godet këto mendësi, ligjëron pa nëntekste, kështu që poema bëhet tërheqëse, se shpreh një të vërtetë që jeta i ka pjesë të kënaqësisë dhe dhimbjes së saj. Veprës i shtohen vlerat, se ajo mund të lexohet edhe nga njerëz me formim të kënaqëshë, sepse fjalët nuk lënë vend për t’u menduar për t’u kuptuar.

Në fund të leximit lexuesi mund të arrij në përfundimin:” është poema e mungesës së ëngjëllit mbi tokë ose poema e mungesës së ëngjëllit në krevatin gjysmëbosh”.

Që ta kuptosh, ta ndiesh, ta përjetosh botën shpirtërore të poetes, duhet hedhur shikimi dhe arsyetimi përtej “hundës” së kohës. E thënë në mënyrë më të kuptueshme duhet të arrish të afrosh kohën e ardhme, që do të jetë mendimi mbizotrues, në ditët e sotme. Por ka edhe një rrugë të artë, që mund të përdoret nga lexues të veçantë, të cilët kërcejnë nga trampolinoja e sotme dhe e gjejnë veten në ato kohë që do të jetë e kuptueshme. Mendoj se në këtë poemë merr më shumë jetë shprehja:”Lexuesi duhet të afrohet tek poeti, të ngrihet në nivelin e tij.”.

EPILOG-IMAZHET E FUNDIT
E mira nuk ka fund, prandaj vrapohet për të gjetur gjithmonë më të mirën.

Këtu dua të sqaroj një pyetje të rëndësishme që mund të lind tek lexuesi. Unë i paraprij pyetjes: Nuk ka ndonjë të metë kjo poemë?

Përgjigja ime do të ishte kjo:
Një nuse me konstrukt fizik të bukur, e stolisur edhe në parukeri si jo më mirë, të verbon shikimin dhe nuk të jepë kohë e mundësi të shikosh ndonjë gjë mikroskopike që ka shpëtuar pa u rregulluar. Kjo është edhe arsyja që unë nuk u përqëndrova tek ndonjë e metë si, fjala vjen, të kishte më shumë rimim. E kam thënë edhe më lart se rimimi nuk ia pakson vlerat. Ritmi, figuracioni, dialogjet e goditura, e vërteta lakuriq e shpirtit dhe zemrës, muzikaliteti,etj. e ngrenë lart poemën. Mua më rrëmbeu regjistri i lart gjuhësor dhe, të gjitha ato, që kam përmendur më lart, të cilat bëjnë stilin e autores.

Poezi moderne mbështetur në tabanin kombëtar.

Para se të shfaq mendimet e mia për tabanin kombëtar të poezisë, dua të bie dakord me çdo lexues, që të jemi në një mendje me mosdakortësinë. Gjithsecili në pozicionin e vet, të mbajë e të ruajë mendimet e veta. Kundërshtitë do të shërbejnë për një diskutim të mëtejshëm më të thelluar dhe më profesional.
Le të kujtojmë këngët e Enkeleda Alushit me xhaxhan e saj Hysni Alushin për vendlindjen e të parëve, për Çamërinë. Përzënia më dhunë nga vendi i të parëve shkakëtoi dhimbje dhe kjo dhimbje e madhe rriti dashurinë për Çamërinë pa çamë.

Melodi vajtuese:

Tek kënga: “Nata Çame”
OSE
Tuma kuqe bel hollë,
Ma bënë me si ma bën me dorë…

Në poemën”Poema e mungesës” krevati gjysmëbosh” A nuk jane këto dy vija paralele që shkaktojnë dhimbje? Por dashuria e madhe pa kufijzjarrndezur i mbanë gjallë shpirtërisht.
Poema është me vargje moderne, moderne e ngritur mbi tabanin kombëtar, që mund ta them me plot bindje. Po ta lexojmë me vëmendje poemën do na duket sikur dëgjojmë kolazh këngësh nga Jugu i Shqipërisë, Petrit Lulo, kolazh nga Shqipëria e Mesme, nga Merita Halili dhe Valbona Mema, vëllezërit Zena nga Elbasani, kolazh këngësh nga Kosova, Gili apo Dua Lipa, nga arbëreshët etj.

Kur dëgjojmë këngën arbëreshe:”Moj e bukura More” do të ndiejmë e përjetojmë dhimbjen e madhe të të shpërngulurve dhe lënien e vendlindjes bosh. Melodi e shtruar që ngërthen në vetvete dhimbjen, ritmin, ndjesinë dhe përjetimi e ngjyrimi i melodisë sikur përsëriten tek vargjet e poemës.
Paskthim në kohë:

Të kujtohet?
Të kujtohet faqja e malit mbushur me diell,
Dhe unë e dashur shtrihesha në dëborë
Dhe rrokullisesha pothuaj lakuriq…(Fq.24)
Populli:Vito ç’m’u shfaqe në gjumë,
Sikur vije tek unë,
M’u duk sikur re në lumë,
Pas teje rashë edhe une,
Se të doja shumë.

Mendoj se tabani kombëtar dallohet nga: vija melodike, ritmi i shtruar, mesatar dhe herë herë i shpejt, ngjyrimi i këngëve, ngritja dhe ulja e zërit dhe nga tonet retorike të cilat janë të pranishme në poemë.

Tabani kombëtar shkëlqen si drita e diellit, prandaj edhe poema shkëlqen në altarinë e poezive përfaqësuese kombëtare.

Dialog:
-Çfarë do bësh ti, po vdiqa unë?
-Nuk di nuk di!
Premtimi më kuptimplot për atë bashkëjetesë mbresëlënëse është thënia e poetes që i kalon kufijtë e besë:
-Më parë do të tradhëtoja i gjallë sesa të vdekur.(Fq.49)
Dikush mund të më thotë:-Nuk dëgjoj gjë!
Unë i them:-Lexoje edhe një herë!
Sërisht e njëjta përgjigje:-Nuk dëgjoj gjë!

Ky dialog: nuk dëgjoj, nuk dëgjoj më nxit t’i referohem një shprehje të regjizorit Leka Bungo, që u tha për dramën”Historia e një vajze”, që e vuri në skenë në teatrin “BYLIS” të Fierit dhe e kritikuan dhe dënuan. Ai u tha:”Do të kuptohet pas 20-30 vitesh”.

Le të kujtojmë këngën”Një komb një flamur” kënduar nga Petrit Lulo(jugor) dhe Fahrije Zogaj nga Kosova dhe do vërejmë si i ka përafruar kompozitori meloditë e dy dialekteve. Ky përafrim, herë herë, është i njëzuar edhe tek “Poema e mungesës”.

Vija melodike, ritmi i shtruar, mesatar dhe i shpejt, timbri, lartësia e zërit, vargu i përdorur në këngë mishërohen tek kjo poemë.

Rita Petro poete dhe “kompozitore”.
Çdo lexues e kupton se autore e poemës ”Poema e mungesës” është poetja Rita Petro, por e ka vështirë të kuptojë se ajo është edhe”kompozitore”: ka bërë vetë tekstin dhe e ka “muzikuar” atë, duke u mbështetur edhe në vargëzimet e folkut shqiptar, por njëherazi edhe e ka “muzikuar” e mbështetur në tabanin kombëtar. Mendoj se do të dëgjohet në kohën e vet, kur të mbizotrojnë mendësitë e kohëve moderne, si i dëgjon poetja sot në shoqëri e në politikë.

Sinkroni e madhe në gjithë jetën bashkëshortore, por…
Prishja e sinkronisë, Rita Petro,
Vetëm një gjë nuk ndave me mua
VDEKJEN…
Vetëm një gjë nuk ndava me ty
VETMINË…(Fq.51)
Këto vargje i përshkon një brengë e madhe, që rëndon edhe në shumë zemra
të përvëluara nga ndarjet fatale.

PASTHËNIE E MENDIMEVE TË MIA
Në këtë poemë poetja ka hedhur një gur të rëndë, dhimbjen, në një ujëmbledhës të pafund dhe lexuesi shikon si zgjerohen rrathët koncentrik në pafundësi. Rrathët dalin nga zemra e dhimbësuruar dhe pushtojnë gjithësinë.

Poetja ka përzgjedhur një gjetje të veçantë për t’i dhënë jetë një vepre me përmasa të mëdha artistike e filozofike.

Në duart e lexuesit është një perlë që buron nga zemra e goditur rëndë dhe pushton universin.

SENTENCË POETIKE
“Poema e mungesës” është vepër ku poetja flet zemërhapur, del mbi mendësinë e kohës dhe hap portat e mendimit, që do mbizotërojë në dekadat e ardhshme.
Pop. Është si një mulli, që sillet dhe prodhon miell të mirë.

FANI BUFI
Mësues në pension
Nga Fieri Shqipëri
Boston, Vatra Adult Day Health Center, më 14,03,2026

Shënim: Libri juaj “VRIMA” qarkullon në vatrën shqiptare të të moshuarve këtu në BOSTON.E kam në bibliotekën time personale. E kam sjellë nga Shipëria. Po e lexojnë disa të interesuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb