MAQEDONI

Ministria e Punëve të Brendshme pas njoftimit nga Gjykata Penale se nuk ka mundur ta gjejë ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin për t’i dorëzuar vendimin për t’u paraqitur në burg, sot pasdite ka  lëshuar fletë-urdhërin për arrestimin e tij.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”, raporton Alsat.

Nikolaaaaa

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb