Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zbuloi në ekranin e News24 se do të nisë ndërtimi për teatrin e ri këtë vjeshtë.

Veliaj u shpreh se këtë verë do të hapet gara dhe pasi të mbyllen procedurat, për 60 ditë, në vjeshtë nis ndërtimi, që sipas tij, do të zgjasë dy vjet.

Pyetje: Puna për teatrin kur nis?
Veliaj: Do të hapim një garë që zgjat 60 ditë, gjatë verës, dhe besoj se në vjeshtë do të fillojmë ndërtimin, që do të zgjasë dy vjet.

Pyetje: Rindërtimi në Kombinat, te “5 Maji”, ku jemi tani?
Veliaj: Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhornimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson cmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha. Ftesa ime për politikanët e kësaj sëre është, nëse i doni njerëzit, ndani vila me ta. Jepuni vilën tuaj në Lalz. Për sa kohë nuk bëni asnjë akt altruist, na lini të punojmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb