Gabriel Jesus, lojtari që do tiI bashkangjitet Guardiolës te Manchester City në janar ka folur për herë të parë për aventurën e re që do të nisë së shpejti. Jesus sqaron se ka refuzuar klubet më të mëdha europiane vetëm e vetëm për të firmosur me Cityn.

Manchester United, Real Madrid, Juventus, Barcelona, Paris SG dhe Interi ishin me sytë nga 19-të vjeçari, gati për të paguar klauzolën, raporton “The Sun”.

Pavarësisht nga shuma e madhe që ofruan për të firmosur, Jesus thotë se arsyeja që e bindi t’i bashkohej “qytetarëve” ishte projekti dhe mundësia për të punuar me Pep Guardiolën.

Në një deklaratë për revistën “FourFourTwo”, ai shprehet: “Kishte shumë ekipe që ishin të interesuara, por nuk do të them asnjë emër”.

“Vendimi për t’ju bashkuar Cityt është marrë nga unë, familja ime dhe agjenti, por ju them se nuk ishte mundësia më e mirë financiare. Ne vlerësuam shumë gjëra, por mbi të gjitha projektin e Cityt dhe jam shumë i lumtur për vendimin. City është një klub i madh që dashuron futbollin dhe luan në ligën më të mirë”.

“Arsyeja për të mos refuzuar Guardiolën ndikoi në vendimin tim. Ai është një trajner i shkëlqyer, një nga më të mirët në botë, nuk mund ta përshkruaj sesa krenar u ndieva kur ai foli mirë për mua”.

“Jam krenar që ai pëlqen mënyrën time të lojës, por kaq nuk mjafton. Më nevojitet të tregoi që ai ka patur të drejtë”.

Jesus, që bëri një fluturim këtë muaj drejt Manchesterit në takimin që këta të fundit humbën kundër Çelsit 3-1, është shpallur lojtari i vitit në Srinë A Braziliane.

Dhe ai është gati për të demostruar talentin e tij në rang ndërkombëtar. Ndihmoi Brazilin për të fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike, që ishte dhe e para për bashkëkombasit e tij.

Ai mendon se është gati psikologjikisht për t’ju bashkuar kampionatit Anglez.

Jesus shtoi: “Më pëlqen të tregoi veten në fushën e lojës. Jam agresiv, gati për të sulmuar. Që në ditët e para më duhet të luaj me lojtar tepër cilësor dhe mbrojtës shumë të fortë. Unë gjithsesi nuk trembem nga ata, dua të fitoj”, përfundoi talenti 19-të vjeçar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb