Një i moshuar në lagjen nr. 17 në Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Viktima raportohet të jetë rreth 78 vjeç dhe jetonte i vetëm.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshimet e para janë se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2021, në lagjen nr.17, Durrës, është gjetur pa shenja jete në banesë, shtetasi B. C., rreth 78 vjeç, i cili banonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb