Përveç reshjeve të dëborës, juglindja e vendit është përfshirë nga mjegulla. Në lartësinë mbi 1000 metër gjatë mbrëmjes të së dielës ka pasur rrëshejë dëbore.

Ndërkohë, trashësia e dëborës në Dardhë shkoi 6 cm, në Voskopojë dhe në Qarr 4 cm. Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.

Sakaq, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur, ndërsa apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: