Luana nuk ka qenë e vetmja në familjen Vjollca, që është “bezdisur” nga ana e 32-vjeçarit Besmir Lila.

Avokati i tij tha se Lila ka kontaktuar edhe me motrën e Luanës, prezantuesen tjetër televizive, Marina Vjollca, siç raporton Panorama.

“Klienti im i ka shkruar edhe Marina Vjollcës në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar me mirësjellje t’i krijojë mundësinë e një takimi me Luanën.

Nga ana e saj, Marina Vjollca i ka bërë ‘block’, duke ia pamundësuar vijimin e komunikimit mes tyre.

“Nga ana tjetër, Luana nuk i ka refuzuar komplimentet apo dhuratat, duke i krijuar bindje të gabuar klientit të mbrojtur prej nesh”, -thanë mbrojtësit.

Sherri me grushte për Luanën në Unazë
Luana Vjollca nuk i pati denoncuar në polici veprimet përndjekëse të një fansi “të çmendur”, derisa ai u përfshi në një sherr me grushte me të dashurin e saj, biznesmenin kosovar, Krenar Çoçaj.

Incidenti ndodhi pasditen e 12 prillit në Unazën e Madhe në kryeqytet.
Sipas Prokurorisë, këtë ditë prezantuesja, pasi ka dalë nga puna me automjetin e saj, ka vënë re që po ndiqej nga një mjet “Fiat”, që i binte borisë në mënyrë të vazhdueshme. Ajo ka lajmëruar mikun e saj
Çoçaj, i cili ka i shkuar pas me një tjetër mjet.

Në një nga semaforët e Unazës së Madhe, për shkak të bllokimit të trafikut nga mjeti “Fiat” ka zbritur 32­-vjeçari, Besmir Lila. Ai i ka shkuar prezantueses te xhami dhe ka filluar t’i bërtasë që të hapte derën, duke i thënë se përse s’u ishte përgjigjur mesazheve të tij.

Në këtë kohë aty ka shkuar edhe Çoçaj, i cili është konfrontuar fizikisht me Lilën. Një patrullë policie e rastësishme ka ndërhyrë, duke ndaluar Besmir Lilën. Në çantën e tij është gjetur një armë zjarri, pistoletë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: