Inter nuk gjen paqe, pas Leo Messit, është radha e Luis Surez i cili përpiqet të josh Lautaro Martinez: “Është një lojtar i madh, po kalon një periudhë ku po luan në një nivel shumë të lartë tek Inter. Nuk është e thjeshtë të vish nga Argjentina në Itali dhe ti tregosh të gjithëve se çfarë potenciali ke, aq më tepër në një futboll të komplikuar si ai italian. Është i ri, nëse vjen tek Barcelona do ta ndihmojmë të përshtatet”.

Sport
Sport

Në intervistën e tij për “Sport”, Suarez sheh nga e ardhmja duke konfirmuar se transferimi i Martinez është i mirëpritur nga të gjithë senatorët: “Do të përpiqemi ta ndihmojmë që të ndihet sa më komod”, nënvizoi ndër të tjera sulmuesi uruguaian. Këto fjalë të thënë nga Suarez janë shumë domethënëse pasi Martinez shihet pikërisht si pasuesi i tij në çdo aspekt. Gjithashtu Suarez konfirmon me këto fjalë se Lautaro Martinez mbetet objektivi kryesor i klubit blaugrana. Pavarësisht se skadoi afati për të shfrytëzuar klauzolën e largimit, Barcelona nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sulmuesi argjentinas, tratativa për ta transferuar në “Camp Nou” mbetet e hapur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb