Protestës së studentëve kundër qeverisë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët kanë bojkotuar mësimin.
Pas Mjekësisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë, edhe studentët e Politeknikut kanë lënë auditorët për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve, e cila vijon pas protestës së gjatë të një dite më parë, të shoqëruar me përplasje me policinë.
Ndërkohë, studentët kanë nisur marshimin drejt zonës së ish-Bllokut, duke vijuar protestën dhe duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Bojkoti në disa fakultete dhe përfshirja e gjimnazistëve tregojnë zgjerimin e reagimit të të rinjve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
