Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Tani duhet të kuptojmë se cili do të jetë destinacioni i radhës i uellsianit dhe pista MLS nuk duhet të hidhet poshtë.

Sipas Washington Post, në fakt do të kishin nisur kontaktet e para mes sulmuesit dhe DC United. Ana financiare nuk duket problem për sulmuesin, por në aspektin sportiv janë ca gjëra të tjera.

Së pari, Bale kërkon të kalojë Uellsin në finalet e Botërorit 2022, teksa pret në qershor për t’u përballur me fituesin e Ukrainë-Skoci. Nëse Bale arrin këtë objektiv, vështirë që ai të pranojë të luajë në Amerikë, pasi i duhet një ekip konkurrues në Evropë për të qëndruar në formë deri në nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb