Julian Ahmataj është pa ekip që nga muaji janar, kur edhe e mbylli me Shqipërinë U-19. Fillimisht emri i tij doli te Partizani, ndërsa tashmë konsiderohet edhe nga Skënderbeu sipas “Korça Boom”.
Ernest Gjoka do largohet nga stoli, pas suksesit të arritur me Skënderbeun. Trajneri 56-vjeçar i riktheu në Abissnet Superiore si vend i dytë i Kategorisë së Parë.
Te Partizani ndërkohë janë pa trajner pas largimit të Oltijon Kërnajës. Të kuqtë nuk duket se do nxitohen, duke qenë se i gjithë sezoni dështoi dhe nuk do luajnë në Europë.
Para se të shkonte te Shqipëria U-19, Ahmataj ishte pjesë e Tiranës në periudhën 2021-2024. Te Skënderbeu po ashtu ka drejtuar në sezonin 2020/21.
