Flamurtari lëvizi në fundin e merkatos dhe prezantoi tre lojtarë. Konkretisht Antonio Aliajn, Luçiano Myrton dhe Sarjo Abdun.

Myrto dhe Abdu u vendosën nën urdhrat e trajnerit Oltijon Kërnaja, që kishte parë potencialin e tyre te Partizani. Kështu jo vetëm sulmuesi Abdu, por edhe Myrto në mesfushë i është bashkuar vlonjatëve.

Bëhet fjalë për talentin 18-vjeçar që u largua si produkt i të kuqve. Këto lëvizje u konkretizuan nga Flamurtari në fundin e merkatos.

Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja synon të rikthehet sërish në elitë. Sfida e javës së parë është rezervuar përballë Besës, që po ashtu është pretendente.

SnapInsta.to_792909553_18124710044500540_7540485623274025163_n

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb