Kompania Johnson & Johnson në fund të vitit të kaluar, ka mbyllur fabrikën e saj të vetme për prodhimin e vaksinave kundër coronavirusit, shkruan New York Times.

Ndërprerja është e përkohshme, e fabrika në Leyden të Holandës, sipas pritjeve, për disa muaj do të rifillojë me prodhimin e vaksinës.

Johnson & Johnson aktualisht nëpër depo ka miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe po vazhdon t’i shpërndajë në kuadër të marrëveshjes së programit COVAX.

Fabrika në Leyden aktualisht është duke bërë vaksinën eksperimentale, dhe potencialisht profitabile për mbrojtje nga viruset e tjerë.

Kjo kompani vitin e kaluar ka parashikuar që shitja e vaksinës kundër COVID-19 gjatë këtij viti do të kap vlerën prej 3,5 miliardë dollarëve – që është një rritje prej 46 për qind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb