SHBA
U deshën dy vjet, por më në fund u arrit marrëveshja. Pra bëhet fjalë për dy aktorët e njohur Angelina Jolie dhe Brad Pitt, të cilët që prej ndarjes kanë pasur probleme në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Pas divorcit të tyre ata i shpallën luftë njëri tjetrit, por me sa duhet ata kanë rënë dakord për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, tre të çiftit dhe tre të adoptuar shkruan Bbc.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja e aktores së njohur, e cila u shpreh: “Një marrëveshje kujdestarie është firmosur disa javë më parë dhe të dyja palët bashkë me gjykatësit kanë rënë dakort.
Kjo marrëveshje është e bazuar në rekomandimet e profesionistëve për të arritur më të mirën për fëmijët, madje është shmangur edhe gjyqi. Detajet nuk do të zbulohen për të mbrojtur privatësinë e të vegjëlve”.
(er.cu/BalkanWeb)
