Protestuesit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në vijim të protestës.

Të vendosur para godinës së Policisë, protestuesit kanë nisur të hedhin thirrje kundër qeverisë, ndërsa ndër më të dëgjuarat janë: “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protesta vijon përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kujtojmë se gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes disa sloganeve. Ndër thirrjet e dëgjuara ishin “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Tubimi u zhvillua edhe në kohën kur në Shqipëri ndodhej Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Protestuesit përcollën mesazhe kritike ndaj qeverisë, duke thënë se Shqipëria nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian me Edi Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb