Gazetari i News24, Klevin Muka ka përcjellë sot në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut. Në mesazhin e tij, Mehmeti vlerëson angazhimin e të rinjve në protestë, duke e cilësuar zërin e tyre si një burim shprese jo vetëm për Shqipërinë, por për mbarë shqiptarët. Ai shprehet se rinia po bën atë që shumë të tjerë nuk kanë mundur ta realizojnë ndër vite, duke ngritur zërin kundër padrejtësive dhe duke kërkuar llogari nga pushteti.

Më tej, Mehmeti thekson se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi nga brezat e mëparshëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

“Ju jeni heronjtë e mi!”, përfundon ai.

Mesazhi:
Jam këtu për të përcjellë një mesazh nga Maqedonia e veriut. Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë i shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur, Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve? Zëri juaj ngërthen tirrjen e shqiptarëve të kudo ndodhur. Shqëipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtjëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykobni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi!.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb