Vizita e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar ka qenë sot kryefjala e diskutimeve sot në Tiranë. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ deklaroi se vizita e Escobar sot që përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit nuk ishte e rastësishme në Shqipëri.

Sipas demokratit vizita ishte e qëllimshme. Ndërkohë, anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi deklaroi se vizita e tij Escobar nuk është për të zgjidhur krizën në PD, pasi atë e zgjidhin vetë demokratët.

Po ashtu demokratët kanë komentuar edhe deklaratën e Escobar për Bashën, ku e fitoi këtë të fundit në Uashington.

DISKUTIMI NË STUDIO
Sula:
Unë e shoh si një vizitë normale, në kuptimin që nuk ka qenë e sforcuar apo e domosdoshme për t’u realizuar. DASH e ka të përcaktuar axhendën e tij. Vizita përkon dhe me ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit. Para disa ditësh ishte në Mal të Zi. Si datë nuk është rastësore, por e qëllimshme. korrupsioni dhe problemi i ndëshkueshmërisë është përgjatë 30 viteve. në Shqipëri ka problematikë të madhe për problemin e pandëshkueshmërisë.

Bumçi:
Kjo është një vizitë normale, rutinë. Është pjesë e një turi rajonal dhe jo vetëm enkas për Shqipërinë. Në fillim shkoi në Bosnjë, pasi aty situata është më e nxehtë, apo dhe në Mal të Zi dhe më pas në Maqedoni dhe tani në Shqipëri. Ishte një vizitë prezantuese dhe s’ka asgjë nga ato që iu paraprijë vizitës. Vizita e tij nuk është për të zgjidhur krizën në PD atë do e zgjidhin demokratët. Kjo është një krizë që zgjidhet brenda nesh. Si thirri njeri ndërkombëtarët. Demokratët kanë të drejtë që të zgjedhin kryetarin e tyre.

Sula:
Ndërkombëtarët, nuk duhet të fshihemi, kanë pasur një rol aktiv në momente krizash. Shumë vite më parë, edhe në kohën e qeverisjes së PD. Gjykimi im si politikan, mund të marr dhe rastin e Kosovës, zoti Albin Kurti ka treguar integritet dhe ka pasur raste që ka bërë kundërshti ndaj ndërkombëtarëve. në Shqipëri, ta themi troç, politikanët shqiptarë mesa duket nuk janë aq të pavarur. Ndaj pranojnë dhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Po të marrësh indikatorët, kemi jashtëzakonisht probleme. Nuk krahasohemi me Malin e Zi, Maqedoninë, vetëm Bosnjën lëmë pas.

Ndalemi te ftesa për Bashën: “Të pres në Uashington”….
Bumçi:
Kjo vizitë është normale dhe rutinë. Deklaratat e tij nuk sollën asgjë nga ato që kishin pritshmëri. Disa thanë; ‘do shuhet foltorja’, por nuk shkuam shumë larg. Votat në Shqipëri merren nga qytetarët shqiptarë. Kjo është prodhuar në shumë vite. Në 2016 në Shqipëri erdhi sekretari John Cery. Ai mund të mos e priste kryetarin e opozitës, por e priti si zyrtar. Një takim i plot me gjithçka. Pas disa muajsh zoti Basha ftohet në Uashington, e shoqëronin një grup deputetësh. Bën një vizitë shumë të mirë dhe u tha se zotit Rama në opozitë nuk i kishin bërë një pritje të tillë. Por a u ndalua modeli i Dibrës? Vjedhja e zgjedhjeve atje. jo! Ne pësuam humbjen më të rëndë. Marrëdhëniet e PD me SHBA kanë nisur në vitet 90-91, pas krijimit të kësaj partie dhe kanë vijuar në këto 30 vite. Çështja është që për të mbështetur zotin Basha po ofrohet kjo ftesë për vizitë. Në 2016-ën në Dibër pësuam atë humbje dhe më pas në 2017-ën. Cfarë tregon kjo? Po të ishte vetëm Amerika si faktor, ata do të votonin në favor të zotit Basha dhe jo që të humbnim. Rezultati i zgjedhjeve bazohet dhe vendoset në Shqipëri, marrëdhëniet që ke me elektoratin. Nuk ndodh që një vizitë këtu apo në Uashington, do të sigurojë vota! Në pozicion të Escobar ka qenë zoti Palmer. Këto janë vizita normale rutinë. Zoti Basha është sot kryetar i PD-së. Ai priti zotin Escobar siç priti Palmer. Zoti Basha ka takuar dhe ka pritur në zyrën e tij shumë zyrtarë të lartë shteti. Asnjë nga këto nuk i sollën fitoren PD-së. Lufta kundër korrupsionit është ndaj zotit Rama dhe jo ndaj zotit Berisha. Ai e futi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat (Berisha). Të vish pas 8 vitesh dhe të thuash që korrupsionin e bëri Berisha, këto janë pa kuptim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: