Në seancën e sotme plenare Tedi Blushi bëri thirrje që protestuesit të lejohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar. Gjithashtu bëri thirrje që të mos ushtrohet dhunë.

Gjithashtu i ndalur te Reforma Territoriale, Blushi theksoi se duhet të dëgjohen qytetarët shqiptarë. Po ashtu kritikoi deputetë socialist duke thënë se nuk po i qëndrojnë deklaratave të tyre, për reformën.

“Kjo seancë sot ka vetëm një rend dite, dhe rendi i ditës që kërkojnë shqiptarët është refuzimi i projektit kriminal antishqiptar. Dhe kërkesa tinëzare për ta futur këtë seancë në normalitet duhet refuzuar. Askush nuk mund të kërcënojë jo Tedi Blushin, por asnjë deputet të opozitës. Nuk jemi si ata që Edi Rama i trodhi në mëngjes dhe tani detyrohen të lëpijnë atë që kanë pështyrë. Ku janë 3 deputetët që dolën se do votojnë kundër reformës. Të dalin dhe të thonë me çfarë i kërcënojë Rama ose të damkosen si tradhtarë…”, tha mes të tjerash Tedi Blushi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: