Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pulë, 2 qepë të thata, 2-3 thelpinj hudhër, 2-3 speca, 2-3 domate, 2 shkopinj kanelle, Vaj ulliri, Kripë, piper, borzilok, 1 pako jufka
1.5 litër ujë, Djath për servirje.

Përgatitja

Lajmë pulën dhe e ndajmë në racione. Në një tavë vendosim të gjitha perimet e prera në kubikë mesatare. Hedhim kripë, piper, vaj, shkopinjtë e kanellës dhe borzilokun.

Rregullojmë racionet e pulës me kripë dhe piper dhe i vendosim tek tava ku kemi vendosur perimet dhe i fusim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 1 orë.

Heqim nga furra tavën dhe largojmë perimet të cilat i vendosim në një tenxhere me 1.5 litër ujë. Sapo uji të marrë valë shtojmë jufkat dhe i lemë të ziejnë për 5 minuta. Fikim sobën, i lemë jufkat të qëndrojnë në temperaturë të sobës dhe për 5 minuta të tjera dhe më pas i servirim me racionet e pulës.

Sipas dëshirës në fund mund ta spërkasim gatimin me pak djath dhe majdanoz të freskët.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: