JAPONI– Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i injoroi kërcënimet për bllokimin e marrëveshjes migratore të parashtruara një ditë më parë nga ana e Turqisë.
“Ne kemi pritshmëri nga ana e Turqisë për respektimin e angazhimeve, pasi kërcënimet nuk janë mjeti më i mirë i përdorur në planin diplomatik”, deklaroi Juncker gjatë një konference shtypi, në vazhdën e samitit të G7-ës në Japoni.
“Për dosjen e Turqisë, shprehem me bindje se kjo marrëveshje do të japë rezultatet e duhura, siç po ndodh tashmë”, shtoi ai.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Bashkimin Evropian se Parlamenti turk do të bllokonte zbatimin e marrëveshjes migratore nëse nuk do të shënoheshin progrese në planin e liberalizimit të vizave për shtetasit e saj.
(ma.ar/BalkanWeb)