Juve thyen 4-1 Sampdoria duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Një ndeshje pa shumë histori në “Stadium”, me “Zonjën e Vjetër” që dominoi rivalët në çdo aspekt. Në minutën e 25-të ishte Cuadrado që kaloi torinezët në avantazh duke ekzekutuar saktë një goditje dënimi. Dy minuta më pas, Morata gjeti rrugën e rrjetës por gjyqtari i takimit anulojë gjithçka me ndihmën e sistemit VAR pas një faulli të Rabiot.

Historia nuk ndryshojë as në pjesën e dytë teksa Rugani me kokë dyfishojë shifrat. Sampdoria reagoi për herë të parë në minutën e 63-të duke ngushtuar rezultatin në 2-1 me Conti, por vetëm kaq. Paolo Dybala i sapo hedhur në fushë, i mjaftuan 5 minuta lojë për të shënuar golin e tretë për Juven, këtë herë argjentinasi feston duke treguar qartë se dëshira e tij është të vijojë karrierën në Torino, të paktën kështu e lexojnë mediat italiane. Kompletoi “pokerin” bardhezi, Alvaro Morata në minutën e 77-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb