Zgjedhja e trajnerit të ri nuk i shpërqendron aspak drejtuesit e Juves nga objektivi i tyre për të rinovuar skuadrën. “Zonja e Vjetër” është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Milinkovic-Savic, kanë marrë pëlqimin nga mesfushori serb ndërsa mbetet për tu përcaktuar detajet ekonomike me presidentin Lotito. Pikërisht ky i fundit po kthehet në pengesë pasi kërkesat e tij nuk janë aspak në sinkron me atë që mund të ofroj Juve.

Milinkovicsavic
Milinkovicsavic

Në vitin 2018, Real Madrid ishte shumë pranë transferimit të Milinkovic-Savic por Lazio kërkoi 120 milion euro, mbase në atë kohe nuk ishte absurde pasi Savic po zhvillonte një sezon fantastik. Viti 2019 ishte shumë negativ për të në asketin personal, thuajse u zhduk nga skena e rëndësishme e Serie A, por në ndeshjet e fundit, mbi të gjitha në finalen e Kupës, Savic u zgjua duke bërë që për të të rritet edhe një herë interesimi.

Sergei
Sergei

Aktualisht Lazio e vlerëson me 90 milion euro, një shumë e lartë por sigurisht më pak se 130 milion euro që duhen për Pogba, objektivi kryesorë për mesfushën. Juvetus gjithashtu është vënë në lëvizje për të transferuar në Torino, Marquinhos. Edhe në këtë rast drejtuesit e Zonjës kanë marrë pëlqimin e mbrojtësit brazilian por edhe për Marquinhos pengesë është kthyer klubi i tij, PSG.

Marquinhos
Marquinhos

Në Paris, 25-vjeçari konsiderohet si i paprekshëm, sëbashku me Mbappe, Neymar dhe Verratti. Marquinhos është një titullar fiks për më tepër është një futbollist që nuk dëmtohet kurrë, këtë sezon ka zhvilluar 43 ndeshje. Me largimin e Barzaglit dhe Caceres, për të mos folur për moshën shumë të madhe të Chiellinit, Juventus duhet të gjejë me çdo kusht minimalisht një mbrojtës në merkato, Marquinhos do të ishte ideali, PSG e vlerëson me 60 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb