ITALI

Juventus ka arritur marrëveshje 60 milionë euroshe me Fiorentinën për yllin 22- vjeçar Federico Chiesa.

Zonja e Vjetër ka mposhur në këtë garë Interin rival që e kërkonte me ngulm teksa Chiesa pritet të përfitojë nv Torino 5 milionë euro në sezon.

Më tej mediat italiane shkruajnë se ishte i ati i cili ndërmjetësoi dhe arriti marrëveshjen e transferimit po ashtu edhe agjenti i Chiesas.

Nga ana tjetër Fiorentina nuk ka dashur t’ja u shesë yllin Juventusit por Interit apo Manchester United dhe po pret një ofertë të majme nga ata para se marrëveshja me bardhezinjtë të finalizohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb