Patrik Schick dhe Sampdoria në fund të kampionatit raportuan se Juventusi do të ishte destinacioni i ardhshëm i çekut pas një sezoni të shkëlqyer në “Luiggi Ferrara”. Gjithçka ishte në rregull deri kur “zonja e vjetër” pasi disa vizitave të specializuara prishi marrëveshjen për shkak se futbollisti rezultoi me probleme në zemër.

Do të ishte agjenti i lojtarit që hodhi poshtë menjëherë këtë variant duke deklaruar se “klienti i tij kishte patur disa ndërlikime për shkak të lodhjes së tepërt pasi mori pjesë edhe në Europianin U-21 të zhvilluar këtë verë dhe asgjë më shumë”, por kjo nuk i ndryshoi mendjen kampionëve të Italisë.

Për lojtarin ofertat nuk mungonin dhe do të ishte Inter sipas mediave italiane që menjëherë do të arrinte marrëveshjen me Sampdorian për 21-vjeçarin, por me një kusht. Pas pushimeve lojtari do t’i nënshtrohej sërish vizitave të specializuara për të parë me hollësi problemin dhe nëse asgjë nuk do të ishte serioze ai do të kalonte te zikaltërit.

Pushimet për çekun përfunduan dhe sot sipas gazetarit italian ‘Gianluca Di Marzio’ ai ndodhet në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe kjo vërtetohet me foto.
patrik chcick
Mbetet për t’u parë nëse gjithçka është në rregull për talentin e ri për të zyrtarizuar më pas aventurën e re me Inter i cili do të paguajë 30 mln euro në arkat e Sampdorias.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb