Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama.

Në një komunikim të zhvilluar në selinë e PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama ka urdhëruar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj të ishte pjesë  e ansamblit të McGonigal në Vjenë.

“Dosja shqiptare e Rama-gate apo Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Menaxher i saj direkt është Edi Rama, për aq sa Duçka me pasaportë diplomatike dhe adresë qeveritare, ishte këshilltari personal i Edi Ramës. Për aq sa Duçka, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë, që do dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar. Ai arriti të angazhojë prokurorë nga Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe i sillte në Vjenë. Ndërkohë Rama, urdhëronte Etilda Gjonin, ministren e Drejtësisë, të ishte pjesë e këtij ansambli në Vjenë. Prandaj Rama ka frikë dhe tmerr nga hetimi, prandaj gënjen kur thotë se nuk ka qenë. I them se ka qenë dhe me asgjë nuk e fsheh dot këtë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb