Vendi i shtatë me 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve. Bilanc ky i katër fitoreve, po aq humbjesh dhe dy barazimeve. Shifrat janë kundër Barcelonës, që për të parë një tjetër nisje të tillë negative të sezonit në La Liga duhet të kthehet 33 vjet pas në kohë. Një ecuri, që po të mos ishte për kualifikimin në raundin tjetër të Champions, do të konsiderohej një dështim i vërtetë për Ronald Koeman. Mediat pranë klubit katalunjas mundohen të gjejnë arsyet e kësaj krize dhe emëruesi i përbashkët është Lionel Messi.

F1280x720 4076 135751 5050
F1280x720 4076 135751 5050

“Pleshti” i këtij sezoni është vetëm një hije e atij që bënte të dridhej çdo rival. Sulmuesi argjentinas qëndron larg portës dhe akoma më shumë larg golit. Po ashtu, duket se ka humbur armën e tij më të fortë, triblimin që linte pa shpresë të gjithë mbrojtësit. Por, Leo Messi konsiderohet edhe “viktimë” e menaxhimit të keq të skuadrës nga klubi “blaugrana”. Largimi i Suarez ka lënë shenjë, teksa merkato e munguar dhe zjedhjet taktike të Koeman nuk po japin rezultat. Të gjitha këto shpjegojnë krizën e Barcelonës, që në këtë edicion të La Liga po vendos rekorde, por negavivë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: