Ka shënuar 31 gola në një sezon të vetëm në kampionatin portugez dhe është vetëm një… mesfushor! Mançester Siti është gati të japë 42 milionë paund për Bruno Fernandes, mesfushorin që ka mahnitur të gjithë botën me aktivizimin e tij te Sportingu i Lisbonës.

25-vjeçari, që më herët është aktivizuar te Novara dhe Udineze, kaloi në Portugali kur klubi verdhjeshil pagoi 8 milionë euro te Sampdoria për kartonin e lojtarit që deri më tani ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 17 asiste, duke u shndërruar në një top-player në kampionatin portugez.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb