Pak minuta më parë ka nisur seanca e KLGJ për gjyqtaren Enkeleida Hoxha.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të magjistrates Hoxha, pasi sipas tij, ajo nuk ka respektuar kriteret për amnistitë dhe se në 5 procese kishte mungesë në arsyetimin nga detyra.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raportoi për “BalkanWeb”, se Enkeleida Hoxha e ka folur shkurt në seancë, duke pretenduar se në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin. Gazetarja shtoi se më së shumti në seancë ka folur avokati i saj, Ardian Vishaj.

Ky i fundit sipas gazetares, ka theksuar përpara KLGJ se në operacionin e SPAK ka pasur një ndikim politik, duke parë dhe dinamikën se si ndodhi arrestimi. Kujtojmë që pak ditë më parë SPAK rrëzoi kërkesën e gjyqtares për të zbutur masën arrest me burg, me arsyetimin se ka një djalë me sëmundje të pashërueshme, vajza e mitur ka braktisur shkollën dhe prindërit e saj të sëmurë nuk janë në gjendje sipas saj të kujdesen për të. Vendimi përfundimtarë për gjyqtaren pritet të merret nga Gjyqësori, theksoi ndër të tjera gazetarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb