TIRANË

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka e cilëson të gjithë një telenovelë atë që po bën kryeministri shqiptar Edi Rama kur jemi në një situatë të pazakontë nga koronavirusi.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar dërgimit të 30 mjekëve e infermierëve në Itali për ndihmë, Paloka zbërthen të gjithë skenarin dhe thotë se e gjitha bëhet që të mos flitet për problemet dhe vështirësitë në vend. Ai e cilëson kryeministrin “regjisor sharlatan”.

POSTIMI I PALOKËS
Gjithçka në funksion të propagandës boshe, vetëm kryeministrin nuk e bën dot Edvini!
Për turpin e tij, Rama nuk kursen asgjë dhe asnjë, duke përdorur kohën më të keqe për shqiptarët në funksion të axhendës së tij politike.
Tani ka përfshirë në telenovelën e tij propagandistike dhe serinë ku qan hallet e shfaqet si shpëtimtar i Evropës…
Ka kaq kohë që njerëzit e shqetësuar duan të dine, po Rama nuk u thotë shqiptarëve asgjë që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e tyre.
– Sa tamponë ka në dispozicion shëndetësia shqiptare për të testuar tëdyshuarit me corona virus?
– Si do ushqehen mijëra familje shqiptare që qeveria i ka përjashtuar nga pagesa?
Në vend që të merret me këto, në vend që të bëjë detyrën e tij si kryeministër i shqiptarëve, Rama ka gjetur momentin të shfaqet dhe një here si “lider botëror” e për këtë po përdor grupin kurajoz të mjekëve dhe infermierëve që pranuan të japin ndihmën e tyre për Italinë fqinje, në vështirësi serioze.
Tani sipas skenarëve politik të dalë boje të Ramës, shqiptarët në ditët në vijim do të vazhdojnë të dëgjojnë lajme për këtë “akt” historik e të padëgjuar, jo të mjekëve po të liderit dhe “shpëtimtarit” të botës mbarë (mos harroni që pak ditë më parë akuzoi dhe Presidentin e SHBA se i “kishte hapur derën armikut” )

Një ditë Rama do të japë intervistë, një ditë tjetër do të përdorë mesazhet prekëse të mjekëve. Në skenar do të ketë edhe lidhje direkte nga Italia me apo pa Bruno Vespën. Dikush (nuk ka rëndësi se kush) do propozojë që Ramës e jo mjekëve, t’i jepet ndonjë dekoratë nga shteti italian e të tjera skena që nuk i kemi për herë të parë. E gjitha kjo vetëm që ndërkohë të mos flitet për problemet dhe vështirësitë ku gjenden shumica e qytetarëve shqiptare.

Turp për këtë regjisor sharlatan që nuk heq dot dorë nga veset e tij.
Turp që sot kur fshat digjet, kryeministri krihet.

Edi Rama duhet ta ndalë menjëherë këtë shfaqje të turpshme. Të kthehet me këmbë në tokë para se të jetë vonë për shëndetin dhe ekonominë e familjeve shqiptare.

– T’u japë përgjigje njerëzve; sa testime bëjmë dhe për sa kohë kemi rezerva?
– Kush do ta marrë ndihmën financiare dhe kur?
– Kur do t’i mbyllë fasonët dhe call center?
Masat e marra në kohë sot shpëtojnë jetë dhe lehtësojnë krizën!

Paloka Fb
Paloka Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb