Akademiku Artan Fuga ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me një deklaratë të Skënder Gjinushit në lidhje me shkrirjen e Institutit të Albanologjisë.

Fuga e cilësoi “futjen e Albanologjisë në një çati të gabuar” si absurditet, ndërsa shtoi se ka qenë dhe do jetë vetëm një anëtar kundër.

“Skender Gjinushit, ne nje dalje sot ne tv News 24, me rastin e gelltitjes te albanologjise duke prishur Institutet qe merren me identitetin tone shqiptar, nuk iu ndejt pa thene se kunder ketij projektin eshte nje njeri qe ka qene, eshte dhe do te jete kunder!
Po, ai njeriu eshte absolutisht kunder dhe neser do te tregoje gjithe absurditetin e ketij akti sepse futja e albanologjise ne nje cati te gabuar
Ka qene,
Eshte,
Do te jete
Nje absurditet.
Deri sot ishte nje kunder, por qe pardje jane 100 profesore te tjere te albanologjise qe e quajne si ai i pari kete akt te demshem, absurd”, shkroi Fuga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb