Humbja ndaj Spanjës është gjeja e fundit që stafi i Kombëtares duhet të shqetësohet, të paktën jo për rezultatin.
Ajo që alarmon jo pak ishte loja e shfaqur, një skuadër pa busull, pa frymëmarrje e paaftë të bënte qoftë dhe dy pasime. Dakord, diferencat ndërmjet dy përfaqësueseve ishte shumë të madha por edhe në të kaluarën jemi përballur më kundërshtarë që të imponojnë respekt.
Futbollistët në fushë e kishin shumë të vështirë ti përgjigjeshin ideve të De Biasit por duke nisur nga ajo post ndeshje, stafi i Kombëtares duhet të zgjidhë sa më shpjet çështjen Kaçe nëse nuk dëshirojnë të humbasin një nga talentet më premtues të futbollit Shqiptar.
Mesfushori i Viktoria Plzen nuk u preferua nga tekniku italian as në banikë, justifikimi nuk ishte aspak korrekt, mungesa e formës fizike. Kaçe krejt ndryshe nga një pjesë e lojtarëve të përzgjedhur nga De Biasi titulluar ose jo, ka jo vetëm më shumë minuta për titulluar i padiskutueshëm tek një skuadër e cila luan në nivele mjaft të larta.
Ergys Kaçe ka zhvilluar 6 ndeshje me skuadrën e Plzenit që nga fillimi i muajit shtator deri në grumbullimin e fundit të kuqezinjve. Lojtari është aktivizuar 180 minuta në dy ndeshje të vlefshme për Europa Ligë, një prej të cilave kundër Romës.
Gjithashtu, ka zhvilluar 224 minuta në kampionatin çek dhe 46 minuta në ndeshjen e Kupës së Çekisë, ku edhe ka shënuar golin e tij të parë me këtë skuadër. E përditshmja sportive PanoramaSport ka zbuluar prapaskenat e spostimit të Kaçes në tribunë dhe vendimin e tij për të refuzuar në të ardhmen ftesat e Kombëtares.
Zgjedhja e De Biasit nuk i ka pëlqyer aspak Kaçës që mendoi të largohej nga grumbullimi por dhe një herë është dashur ndërhyrja e presidentit Duka për të shmangur këtë skandal. Burime pranë lojtarit kanë konfirmuar për Panorama Sport se Kaçe ka vendosur paraprakisht që të mos pranojë më të vijë në Kombëtare, duke parë sjelljen që trajneri ka shfaqur ndaj tij.
(er.shk/BalkanWeb)
