Pas javës së turbullt që kaloi me Kombëtaren, Ergys Kaçe sot nuk ishte në formacionin titullar të Viktoria Plzenit.

Mesfushori që disa ditë më parë bëri të ditur largimin nga përfaqësuesja kuqezi u la në stol nga trajneri Roman Pivarnik në barazimin 1-1 ndaj Slovackos, i vlefshëm për javën e dhjetë të Ligës së Parë çeke, shkruan Panorama Sport.

23-vjeçari u fut në lojë në minutën e 67-të në vend të Hromadës, ndërsa miqtë barazuan gjashtë minuta para fundit të ndeshjes. Me këtë rezultat Plzeni mban vendin e dytë me 23 pikë, -2 nga Mlada Boleslavi.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: