Botuesi Bujar Hudhri ka treguar në emisionin Kjo javë në News 24 se Ismail Kadare kishte një respekt të veçantë për ish-presidentin Alfred Moisiu.
Sipas Hudhrit, Kadare e ka përfshirë Moisiun edhe në poemën “Tiranë në dimër”, duke e veçuar për korrektësinë dhe pasionin për rregullin në shtet.
Shkrimtari gjenial, i njohur për disiplinën e tij, shprehte shpesh shqetësim për kaosin dhe mungesën e seriozitetit në politikën shqiptare.
Bujar Hudhri, botues i shkrimtarit Ismail Kadare: Kadare e nderonte shumë Alfred Moisiun. Madje e ka futur edhe në një poemë “Tiranë në dimër”. Ndoshta atë e veçonte krejtësisht. Ndoshta e pëlqente nga rregulli.
Kjo, sepse vetë Kadare, duke qenë shkrimtar gjenial me një disiplinë të hekurt, ndoshta shikon tek ai atë që shteti duhet të jetë korrekt, donte të ketë disiplinë në shtet. Te politika shqiptare ai shikonte edhe kakofoninë, interesat e ngushta, servilizmat ose interesat e çastit dhe ka qenë përherë i shqetësuar.