SPAK ka zbardhur detaje nga operacioni antidrogë që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të tjera.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar vetëm 3 anëtarë të grupit, Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.
Mësohet se me vendim të GJKKO-së, janë lëshuar 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi.
Për këtë të fundit ende nuk dihet nëse masa është ekzekutuar, pasi operacioni është ende në vijim. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu.
Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme.
Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.
EMRAT E TË ARRESTUARVE
Lulzim Pepaj
Florian Marku
Anton Kola
