Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një deklaratë për media, Kadilli ka rikonfirmuar sërish kandidaturën e tij për kryetar të PD, duke shtuar se “Basha nuk qe i zoti të na drejtonte në fitore”.

“Zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Provat e kapura dhe të dokumentuara që do publikohen së afërmi, vetëm sa provojnë fenomenin. Beteja ligjore nuk duhet të shërbejë për radikalizim politik, çdo tensionim është i qëllimshëm, nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve. Barrikada para portës nga ku Basha u betua se nuk dorëzohet, është i tepërt. Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD të trishtuar nga humbja, jam këtu për të rikonfirmuar vendimin tim për të kandiduar për kryetar të PD, për t’i kërkuar Bashës dorëheqjen. Ka shteruar dhe nuk jep më opsion për të ardhmen, E kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore. Nuk ja doli, nuk diti, nuk qe i zoti. Këtë deklaratë në këtë udhëtim që kam nisur dëshiroja ta bëja në ambientet e PD, kam kërkuar hapësira, por si njeri që ka hapësirën e vetëm në partinë e lirisë. Shpresoj që këto të jenë keqkuptime dhe të zgjidhen shpejt dhe tu flasë anëtarëve nga selia. Nuk dua të hy në partinë time vjedhurazi, por si një njeri që ka hapësirën e tij të lirisë. Është problemi i Bashës nëse shqiptarët nuk zgjedhin atë para thesit të miellit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb