BERAT– Tre persona janë vënë në pranga në kuadër të operacionit “Azilanti”, pasi në bashkëpunim me njëritjetrin kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, shtetas të ndryshëm nga qyteti i Beratit kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Pas një hetimi 3mujor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1. Shefit Arapi, 50 vjeç, banues në Berat
2. Ylli Metushi , 54 vjeç, banues në Permet
3. Gëzim Dodoveci, 38 vjeç, banues në Berat
Sot ata janë kapur në pikën kufitare të “3 Urave” në Përmet duke kaluar në mënyrë të paligjshme, një shtetase nga qyteti i Beratit kundrejt një shume prej 400 euro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 2 automjete, 9 aparate celulare, 495 euro, 4 pasaporta biometrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/ 3 i Kodit Penal .
(el.sp/BalkanWeb)
