Një prej pjesëmarrësve në protestën e 34 masive para Kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Edi Ramës, u shpreh se qëndrimet e tij politike kanë sjellë përçarje edhe brenda familjes. Në fjalën e mbajtur para protestuesve, ai tha se pas daljeve të tij publike ka marrë kritika, tallje dhe ofendime, ndërsa theksoi se goditjen më të rëndë e ka përjetuar nga prindërit e tij.

“Për 2 daljet e mia më të mëparshme kam marrë shumë kritika, tallje e ofendime për faktin se unë nuk jam nga Zvërneci e as nga Rrjolli dhe për këtë arsye unë s’kam pasur pse me dal këtu për të folur apo për të sharë këta gjakpirësa. Goditjen e parë më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ia kam sharë. Kam 30 ditë që nuk flas me babën e nënën. Zemra më dhemb, por sot nga ky shesh kam vendosur për ta shtyrë edhe për 30 ditë të tjera”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb