Një emision që nuk u bë kurrë dhe shumë plane të lëna përgjysmë. E tillë është historia e gazetarit të njohur Artjan Tepelena, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

“BalkanWeb” ka zbardhur mesazhin e fundit që gazetari i ka dërguar kolegut të tij Dashnor Kaloçit, me të cilin kishte në plan të bënte një emision, por që COVID-19 i prishi të gjitha planet. Ndonëse ishte i shtruar në spitalin Infektiv, Tepelena i shkruante kolegut të tij me optimizëm se do i bënte ballë kësaj sëmundje, madje do të arrinin në kohë edhe për emisionin e parë.

“Dasho cdo dite avancon per mire. Po dhe pavioni qenka ketu brenda por me vehte.. Per ceshtje te shendeti lidhu me miren. Per emisionin e pare dhe po te mos jem do te bej gati dicka me ty. Kam besim se deri ate dite ka kohe. Te perqafoj dhe lodhem kur shkruaj.”, thuhet në tekstin e mesazhit që Artjan Tepelena i ka dërguar Kaloçit.

Kujtojmë se Tepelena ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, pas disa ditë qëndrimi në Infektiv.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: