Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emision “Real Story” në “News 24” deklaroi se ka ikur në Itali për specializim në një kohë të vështirë për Shqipërinë, pas viteve 1990.

Brataj u shpreh se ka ikur në atë kohë me dokumente false, ndërsa nënvizon se Italia me kohën u bë një vend që po pranonte shqiptarët.

“Kam ikur me anije, me dokumente falso. Kam ik si student. I dorëzova tek fakulteti notat. Më 1993 ka ndodhur kjo. Unë kam bërë diplomën nga 1993 dhe 1996. Kam bërë dy diploma, një shqiptare dhe një italiane. Më pas mu tha se nuk punon dot në Itali, sepse nuk je shtetas italianë. Kam bërë cdo lloj pune për të jetuar dhe më 1996 erdha e u ktheva.

Qeveria italiane mori vendim që kushdo që ka diploma italiane mund të punojë, unë bëra kërkesë për në urgjencë dhe u futa në urgjencë. Ky nuk është thjesht një fenomen shqiptar. Unë iu them të rinjve që të investojnë në profesion. Ne kemi investuar në profesion. Kam punuar mbi 20 vjet në Itali dhe shteti italian të jep një punë me të ardhura, që sjellin mirëqenie. Ne kemi një këmbë këtej, një andej”, deklaroi mjeku i njohur Skënder Brataj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb